Të shtunën mbahet turneu 3×3 nga Federata e Punëtorëve Sportivë

23 nëntor 2021 | 15:18

Federata e Punëtorëve Sportivë të shtunën do të organizojë turneun në 3×3 për nder të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit.

Turneu do të mbahet të shtunën nga ora 10:00 deri në ora 15:00 në Qendrën Social-Edukative “Don Bokso”.

Skuadrat e interesuara mund të paraqiten deri në ora 12:00 të premten, tek Krenar Qelaj.

Zyrtarët e kësaj federate, të martën janë pritur nga Faton Kurshumlija, komesar i Garave të FBK-së, ku ka konfirmuar mbështetjen e Federatës së Basketbollit të Kosovës për këtë turne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ndeshje të javës së 15-të në Superligën e Kosovës…