Prishtina mposhti Feronikelin, Dukagjini ndahet baras me Ulpianën

23 nëntor 2021 | 15:07

Dy ndeshje të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll janë zhvilluar sot (e martë). Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” e mposhti Feronikelin (2-0), derisa Dukagjini ndau pikët me Ulpianën.

Kryeqytetasit shënuan fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Abdulah Ibrakoviq. Prishtina e dominoi pjesën e parë, por nuk arriti të gjejë rrugën e golit. Ndërsa golin e parë vendasit e realizuan në minutën e 60-të, kur Leonit Abazi në tentim për të krosuar shënon gol të bukur për rezultatin 1-0. Tre minuta para fundit të ndeshjes, Bleart Tolaj realizoi për 2-0.

Pas tri pikëve të reja, Prishtina zë vendin e pestë me 21 pikë, kurse Feronikeli është i fundit me vetëm 10 pikë, raporton “Epoka e re”.

Në ndeshjen tjetër, Dukagjini shpëtoi nga humbja në përballje me Ulpianën, pasi pak para fundit e barazoi rezultatin 1-1. Në minutën e 55-të, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Ermir Rezi, kurse nëntë minuta para fundit Altin Merlaku e barazoi rezultatin në 1-1.

Ulpiana ka grumbulluar 17 pikëve dhe është në vendin e shtatë, kurse Dukagjini gjendet në vendin e tetë me 16 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…