Raporti 24-orësh i MSh-së: 15 raste të reja me Covid dhe 2 449 të vaksinuar

23 nëntor 2021 | 15:04

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë paraqitur 15 raste të reja me Covid dhe janë shëruar tetë persona.

Sipas kësaj ministrie, në 24 orët e fundit janë dhënë 2 499 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 607 518 doza të vaksinës. Deri më sot 757 103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 440 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 719. Në total numri i rasteve aktive është 330”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Televizioni “Alsat” ka mësuar se 7 persona kanë mbijetuar nga…