Këta janë 7 personat që i mbijetuan aksidentit tragjik në Bullgari
Televizioni “Alsat” ka mësuar se 7 persona kanë mbijetuar nga aksidenti tragjik në Bullgari.
Burimet e këtij televizioni brenda spitalit të Sofjes, kanë mësuar edhe emrat e personave që i mbijetuan tragjedisë në Bullgari, ku kanë humbur jetën 46 persona të tjerë.
Këta persona tanimë gjenden në trajtim mjekësorë, derisa bëhet me dije se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.
Lista e personave:
Sh. N. Saleh 36 vjeç
Medina Lutfi 25 vjeç
Lulzim Sulejmani 26 vjeç – shtetas i Serbisë
Gjyla Jasharovska 49 vjeç
Minir Jasharovski 50 vjeç
Ebib Pajazitovski 49 vjeç
Zulehja Jasharovska 16 vjeç
Autoritetet bullgare kanë thënë se ende nuk dinë shkaqet e aksidentit, ndërkaq besohet se me autobusin e kompanisë “BesaTrans” po udhëtonin 53 persona. Pasagjerët po ktheheshin nga Turqia ku kishin shkuar për një vizitë treditëshe në Stamboll.



