Refuzohet ankesa e Vetëvendosjes për zgjedhjet në Prizren

23 nëntor 2021 | 14:59

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për rezultatin e zgjedhjeve në Prizren.

Sipas vendimit të PZAP-it është thënë se ankesa e parashtruar nga ana e Vetëvendosjes është e pabazuar.

Vetëvendosje, kishte parashtruar ankesë për rezultatin e zgjedhjeve në Prizren, pas humbjes në balotazh.

Si pasojë, KQZ-ja nuk ka certifikuar rezultatet përfundimtare në këtë komunë.

Shaqir Totaj i PDK-së ka fituar me 1 mijë vota epërsi, përballë kandidatit të Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti i Shtetit të SHBA-së dhe qendrat për Kontrollin dhe…