Kuvendi mban seancë solemne më 17 shkurt për nder të pavarësisë së Kosovës

13 shkurt 2023 | 12:21

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne më 17 shkurt për nderë të shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Ky vendim është marrë të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku krahas asaj do të mbahet edhe një seancë e rregullt gjatë ditës së enjte.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë pas mbledhjes se janë duke pritur në derë çështje madhore, duke filluar nga dialogu e deri te gjendja sociale e ekonomike në vend.

“Çështjet madhore janë duke na pritur në derë, çështja e marrëveshjes, mbi të gjitha duke e përfshirë gjendjen sociale, ekonomike në vend”.

“I humbëm dy vjet, nesër është 14 shkurti, dy vjet nga fitorja e Vetëvendosje, dy vjet ka vetëm fjalë dhe nuk ka asnjë punë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erling Haaland luajti vetëm një pjesë të lojës ndaj Aston…