Kuvendi mblidhet nesër në seancë komemorative

26 korrik 2018 | 21:03

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës,  sonte në orët e vona ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, pas vdekjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Kryesia njëzëri vendosi që nesër në orën 11:00, Kuvendi të mblidhet në seancë komemorative, në nderim të jetës dhe veprës së Adem Demaçit.

Në nderim të tij, Kryesia mbajti një minutë heshtje.

Kryeparlamentari Veseli, në emër të Kuvendit dhe në emrin e tij personal, u shprehu ngushëllime familjes Demaçi dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, për humbjen e heroit të kombit, Adem Demaçi.

Po ashtu, u vendos që seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë sot, të vazhdojë të hënën, në orën 10:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në nderim të figurës së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi,…