Kuvendi miraton dy projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar

31 mars 2022 | 11:58

Me 68 vota për asnjë dhe kundër Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile, së bashku me dy amendamentet e miratuara.

Kurse me 63 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka kërkuar që kur të diskutohet për ligjet e linjave, të jenë prezent ministrat e dikasterit përkatës.

“Tek Ligji për pronën publike nuk morën pjesë në votim për shkak se ne nuk kemi marrë pjesë në diskutim dhe pozita ka diskutuar për këtë ligj shumë të rëndësishëm pa prezencën tonë ne do ta mbështesim atë ligj sepse është i rëndësishëm, por ne kërkojmë që së paku kur të diskutohen ligjet e linjës ministrat përkatës me qenë këtu. Ne e dimë që ministrja nuk është këtu. Si PDK, sa i përket ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale ka qenë i nevojshëm dhe i domosdoshëm përmes këtij projektligji synohet të adresohen mangësitë që janë shfaqur përmes këtij zbatimit të këtij ligji në zbatim”, është shprehur Beqa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pushtuesit rusë, bëjnë me dije autoritetet publike të Ukrainës, kanë…