Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës

08 dhjetor 16:43

Kuvendi i Kosovës nesër (e mërkurë) do të mbahet një seancë e veçantë për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Krimit.

Siç është njoftuar në njoftimin për medie të Kuvendit të Kosovës, seanca do të mbahet nesër në orën 11:00.

Temë e vetme e rendit të ditës do të jetë Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit dhe Nderimit të Viktimave të Krimeve.

“Seancë e veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi (A/RES/69/323)”, ka njoftuar Kuvendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Sali Berisha përkujton në një postim në facebook, 30…