Kuvendi nuk e voton Projektligjin për Byronë shtetërore

07 korrik 2022 | 15:04

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të parë Projektligjin për byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, për shkak të mungesës së kuorumit.

Ky projektligj nuk i mori votat e mjaftueshme të deputetëve në mungesë të kuorumit.

Në sallën e Kuvendit ishin 61 deputetë, ndërsa pro këtij projektligji kanë votuar 45.

Para se të hidhej në votim, shqyrtimit të projektligjit i ka paraprirë një debat i gjatë ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cllevio Serbiano mund të jetë i burgosuri më i ndjekur…