Kuvendi ratifikoi tri marrëveshje ndërkombëtare

20 shtator 2018 | 15:42

Kuvendi i Republikës së Kosovës  ka ratifikuar tri marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet Kosovës me Bashkimin Evropian (BE).

Marrëveshjet e ratifikuara nga Kuvendi janë: Marrëveshja Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” dhe Marrëveshja ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pa praninë e opozitës në seancë, Kuvendi i Shqipërisë ka…