Kuvendi zgjat masat emergjente për furnizim me energji

08 nëntor 2022 | 12:04

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 03/103, datë 28.10.2022  për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.

Ky vendim është prezantuar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është votuar nga 65 deputetë të Kuvendit.

Kundër këtij vendimi janë deklaruar deputetët e partive opozitare.

Para votimit të këtij vendimi, ministrja Rizvanolli, ka thënë se këtë vit ka ulje të konsumit të energjisë elektrike për gjashtë për qind, krahasuar me një vit më parë.  Ajo ka thënë se nëse vazhdon rënia e konsumit, kriza e energjisë do të tejkalohet më lehtë.

Masat e emergjencës ndër tjera përfshijnë: Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit; Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave; Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, ka…