Kuvendi Zgjedhor i FBK-së, pa praninë e mediave

17 dhjetor 2020 | 11:28

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të premten, më 18 dhjetor, do ta mbajë Kuvendin e Rregullt Zgjedhor.

Kuvendi do të mbahet në orën 15:00 në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”. Për shkak të masave anti-Covid në këtë Kuvend janë të lejuar vetëm 50 persona të jenë në sallë, kurse janë 39 delegatë.

“Për këtë arsye edhe numri i pjesëmarrësve është i limituar dhe Kuvendi do të jetë i mbyllur për media. Megjithatë, FBK-ja do t’u dërgojë të gjitha mediave pamje (video), fotografi dhe deklarata nga ky Kuvend”, thuhet në njoftimin e FBK-së. Siç është bërë me dije më herët, kryetari aktual i FBK-së, Arben Fetahu, do të jetë kandidati i vetëm në Kuvendin Zgjedhor, pasi ka siguruar nominimet e nevojshme nga klubet.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shumicën e njerëzve në botë, viti 2020 mund të…