Ky është aktori i njohur që i bashkohet kastit të “James Bond”

25 prill 2019 | 16:37

Rami Malek, fitues i çmimit Oskar për rolin si Freddie Mercury në filmin autobiografik Bohemian Rhapsody, do të jetë pjesë e kastit të filmit të ri të James Bond. 37-vjeçari do të vijë kësaj radhe në rolin e personazhit negativ, i cili do t’i kundërvihet kurdoherë Bond-it, i cili do të luhet edhe këtë vit nga aktori 51-vjeçar Daniel Craig.

Kastit të aktorëve do t’i bashkohen edhe emra të tjerë si: Dali Benssalah, Lashana Lynch, Ana De Armas, David Dencik dhe Billy Magnussen. Ndërkohë, nuk do të mungojnë ikonat e filmit; Ralph Fiennes, Lea Seydoux, Naomie Harris,  Ben Ëhishaë, Rory Kinnear dhe Jeffrey Ëright.

Filmi, i cili pritet të korrë sukses të jashtëzakonshëm, po xhirohet në Norvegji, Angli e Itali dhe kolona e tij zanore do të këndohet nga këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katedralja Hereford është shtëpia e hartës më të vjetër mesjetare…