Ky është albumi më jetëgjatë i të gjitha kohrave

16 gusht 2019 | 11:18

Grupi i njohur suedez pop ABBA nuk resht së thyeri rekorde, ndonëse janë shkëputur prej vitesh nga muzika. “Gold”, albumi i cili përmban 9 këngë të ABBA, ka kaluar 900 javë në “Official Albums Chart”, në Britani, duke u bërë kështu albumi më jetëgjatë i të gjitha kohrave në klasifikimet Top 100.

I dalë fillimisht në vitin 1992, “Gold” përmban këngë si Waterloo, Mamma Mia, Fernando, Dancing Queen, Knowing Me Knowing You, Take a Chance on Me, The Winner Takes it All dhe Super Trouper. Risjellim në vëmendje se ABBA ka shitur mbi 381.000.000 albume dhe këngë të veçuara në mbarë botën dhe është pikërisht ky fakt që e bën këtë grup një nga më të mirët të të gjitha kohrave.

ABBA konsiderohet pa frikë grupi i parë i ardhur nga një vend jo anglisht folës që ka gëzuar sukses të qëndrueshëm në vende si Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, SHBA-ja, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re dhe Afrika e Jugut. Grupi ka gëzuar gjithashtu sukses të konsiderueshëm në tregjet e Amerikës Latine dhe jo më kot ka një sërë këngësh në spanjisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionati i ri futbollistik në Kosovë fillon në këtë fundjavë.…