Ky është ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani

30 nëntor 2021 | 08:10

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka konfirmuar se ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani do të jetë Faruk Ajeti.

Ajo ka thënë se ai ka marrë kredencialet tek Presidenti i Gjermanisë dhe përfaqëson Kosovën atje.

“Faruk Ajeti ka shkuar në Gjermani dhe do të jetë ambasadori i ri atje. Është gjermano folës. Është studiues tepër i mirë i marrëdhënieve të jashtme dhe ka kryer studime në akademitë austriake.. Ka filluar punën e tij nga data 6 nëntor.  I kemi dërguar kredencialet tek presidenti dhe nga ai moment do të përfaqësojë Kosovën atje”, thotë ajo në emisionin Pressing në T7.

Ajo ka komentuar edhe emërimin e ambasadorit të Kosovës në BE.

“Gazetari Agron Bajrami është ambasadori ynë në Bruksel i cili në një kohë rekord ka marrë miratimin e Mbretërisë së Belgjikës për të qenë ambasadori ynë atje. Dhe zoti Bajrami i cili si rrallë kush e njeh relacionin Kosovë-BE”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barbados ka larguar zyrtarisht Mbretëreshën Elizabeth II nga kreu i…