Ky është anëtari më i ri i Vetëvendosjes

02 shtator 2019 | 21:39

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në llogarinë e vet “Facebook” ka njoftuar se Liridon Aliu është bërë pjesë e kësaj lëvizje.

Në këtë postim Kurti ka treguar të arriturat e Aliut si psikolog dhe punën e tij me fokus çështjet sociale.

“Fushat e interesit të tij janë: çështjet sociale, ekonomia, burimet njerëzore dhe psikologjia organizative. Por, tash është edhe politika, sepse është Lëvizja Vetëvendosje, ku u anëtarësua. Liridon Aliu ka studiuar për psikologji dhe ekonomi në UP, ka mbaruar studimet master në menaxhment në UP dhe tash po i vijon studimet master në psikologji shkollore dhe këshillim. Prej 12 viteve punon në pozita të ndryshme si psikolog dhe menaxher i projekteve në organizata joqeveritare me fokus të veçantë në çështjet sociale. Për një periudhë ka punuar si ligjërues i lëndëve te menaxhmentit në Kolegjet private. Është bashkëthemelues i Qendrës për Hulumtime Psiko-sociale dhe bashkëthemelues i revistës ‘Psika’, ku ka punuar në pozitën e redaktorit”, ka shkruar Kurti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sot në mbrëmje përgatitjet…