Ky është dënimi me burg për aktoren e famshme që regjistroi vajzën me të njohshëm në kolegj

19 tetor 2019 | 15:06

Aktorja amerikane Felicity Huffman e nisi vuajtjen e dënimit prej 14 ditësh heqje lirie për ryshfetin e dhënë për pranimin e së bijës në kolegj.

Fama dhe pasuria nuk e ndihmuan yllin e “Desperate Housewives” që të shmangte peshoren e drejtësisë, por 56 vjeçarja mësohet se do të qëndrojë në një burg luksi.

Instituti federal ndëshkimor në Kaliforninë veriore, në të cilin mbahet aktorja quhet “Club Fed” dhe ofron komoditete te ndryshme, përveç kushteve optimale në ambjentet e brendshme; kështu të dënuarit mund të kërkojnë aty një kapuçino me vanilje, ujë mineral në shishe dhe scrub me kajsi.

Huffman u dënua për dhënien e nje rryshfeti prej 15,000 dollarësh që të ndryshonte testin e pranimit të së bijës, në mënyrë që kjo e fundit të mund të merrte një rezultat shumë më të lartë sesa ai që kishte arritur në të vërtetë.

Përveç dënimit me burgim Felicity-t do t`i duhet të kryejë edhe 250 ditë punë në shërbim të komunitetit, të paguajë një gjobë prej 30.000 $ dhe do të jetojë për një vit në liri me kusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, diplomati amerikan…