Ky është emri më i çuditshëm që keni dëgjuar ndonjëherë

21 gusht 2018 | 19:54

Kemi hasur emra nga më të çuditshmit por rasti që vjen nga Indonezia është vërtetë sa i veçantë aq edhe i pabesueshëm.

Jordania dhe Veranova Denny u bënë prindër të fëmijës së tyre të katërt më 18 gusht, datë që përkoj me ditën e hapjes së Lojrave aziatike. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, çifti vendosi ta pagëzojë fëmijën me emrin Abidah Asian Games.

“Shpresoj që ky emër të ndikojë në të ardhmen e vajzës time “-thanë prindërit e Abidah. Ai gjithashtu shprehu dëshirën se fëmija mund të bëhet një atlet profesionist dhe të përfaqësojë Indonezinë në këtë ngjarje. Për shkak se ajo ka lojëra aziatike në emër të saj, nëse ajo ka talent si atlet, unë do ta lejoj që ajo të bëhet një atlet”, shtoi ai.

Vajza pritej të lindte në shtator, por çuditërisht lindi vetëm një orë para ceremonisë hapëse të ngjarjes së dytë më të madhe sportive pas Olimpiadës.

Lojërat aziatike, të njohurura dhe si Asiad, është një ngjarje shumësportëshe e cila zhvillohet çdo katër vjet. Në turne marrin pjesë 20 vende dhe do të përfundojë më 2 shtator me ceremoninë e mbylljes në Xhakarta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Azerbajxhani ka refuzuar që të lejojë vizitën e ligjvënësit gjerman,…