Ky është kandidati i LDK-së që është bërë asamblist me votat e diasporës

25 tetor 13:52

Sadri Krasniqi është nga Komuna e  Junikut. Ai në zgjedhjet e 17 tetorit ka qenë kandidat për asamblist nga radhët e LDK-së.

Krasniqi ka arritur ta fitojë ulësen e asamblistit në Kuvendin Komunal të Junikut, falë votave të diasporës.

Krasniqi ka bërë me dije për “Epokën e re” se më 17 tetor ka marrë 71 vota në Junik dhe 58 vota nga diaspora. Këto vota kanë qenë të mjaftueshme që ai të bëhet asamblist.

Sadri Krasniqi edhe në të kaluarën ka qenë asamblistë. LDK-ja në Junik do t’i ketë gjashtë asamblistë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe ekipit turk të Boluspor, Odise…