Ky është mesazhi i Haradinajt për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve

01 maj 2019 | 14:52

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka thënë se në këtë ditë duhet të ketë reflektim për vendosjen e një bashkërendim ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve, në partneritet me sindikatat dhe politikën, për uljen e papunësisë.

“Qeveria është e vendosur që dialogun social ta mbajë të hapur, duke ndërmarrë njëkohësisht veprime substanciale në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të punëtorëve. Për herë të parë është bërë nivelizimi i pagave në nivel nacional, për sektorin publik dhe ka nisë procedura për rritjen e pagës minimale, në koordinim me të gjithë akterët social-ekonomik”.

“Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është rast i mirë për të reflektuar se si të vendosim një bashkërendim ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve, në partneritet me sindikatat dhe politikën, për uljen e papunësisë dhe që Kosova të ketë një treg të konsoliduar të punës. Ndonëse vendi ynë ka një rritje ekonomike prej 4.7 për qind me tendencë rritjeje të vazhdueshme, jemi të vetëdijshëm se ende kemi shumë punë që të drejtat e punëtorëve të realizohen në plotni, duke zbatuar Ligjin e Punës dhe garantim të sigurisë në punë. Të gjithë punonjësve, urime 1 Maji!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ilir Memedi Kujtesa për të kaluarën zakonisht i shërben…