Ky është numri i rasteve të reja me Covid dhe i personave të vaksinuar

18 maj 2022 | 15:22

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 16 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.087 doza të vaksinës. Deri më sot 822.691 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.435 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 576 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 35 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.859. Në total numri i rasteve aktive është 263”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri është lojtari më i vlerësuar në Amerikë. Së…