Ky është shqiptari që ishte lojtar i ekipit të ri të Ronaldos

04 janar 2023 | 13:58

Al Nassr ka qenë prej ditësh kryefjalë e mediave botërore për shkak të kontratës së firmosur me futbollistin e njohur, Cristiano Ronaldo. Megjithatë, jo të gjithë janë në dijeni të faktit që dikur me këtë skuadër luante dhe një futbollist i njohur shqiptar.

Bëhet fjalë për ish futbollistin shkodran, Hysen Zmijani. Ish-futbollisti ka luajtur për dy vjet me Al-Nassr gjatë viteve ’90, kohë në të cilën ekipi kishte arritur të fitonte dy kampionate. Zmijani ka dhënë një intervistë për “Abcnews”, ku ka ndarë më tepër detaje për këtë eksperiencë.

Ai ka rrëfyer se arsyeja e kësaj lëvizjeje ishte trajneri i tij që ishte larguar nga Franca për në Arabinë Saudite. Më tutje, Zmijani ka shpjeguar se dy vjet më pas është larguar nga ekipi arab për shkak se kishte marrë një ofertë nga Bundesliga.

“Unë kam luajtur dy vjet në Korsikë në Francë. Kisha trajnerin, i cili iku në Arabi dhe ai më tërhoqi. Ne s’e kemi njohur Arabinë shumë nga futbolli dhe ndoshta ajo ishte pikënisja. Trajneri më mori, bëra kontratë një vit dhe ishin të gatshëm të bëja dhe një vit tjetër”, ka thënë ai.

Megjithatë, për shkak të klimës, ai ka thënë se janë përballur me disa peripeci. Siç ka treguar ish-futbollisti shkodran, ata stërviteshin vetëm në darkë për shkak të temperaturave të larta. Mes të tjerash, ai është ndalur edhe te vendimi i Ronaldos, teksa ka thënë se e ka bërë për shkak të egos.

“Është egoja e tij për të qenë më i pari në botë. Është më i paguari, një shembull për tu marrë për të gjithë gjeneratat. Në Evropë, ai e kishte të vështirë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët e “Big Brother VIP 2” kanë biseduar me njëri-tjetrin…