Ky është shqiptari që përfaqëson Zvicrën në “Eurovizion 2021”

14 prill 2021 | 12:44

Zvicra këtë vit përfaqësohet nga një shqiptar në festivalin e madh evropian, “Eurovision Song Contest 2021”.

Ai është Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik “Gjon’s Tears”, i cili prezanton sivjet shtetin zviceran me këngën “Tout l’Univers”, pas një tentative të dështuar për ta prezantuar vitin e kaluar me këngën “Répondez-moi”, pasi Eurovision u anulua për shkak të pandemisë COVID-19.

Tema e këngës flet për ciklin e jetës nga prishja e çdo gjëje e deri te rindërtimi, dhe për t’ia dalë mbanë këtij procesi energjinë dhe fuqinë çdo njeri duhet ta gjejë në fund të vetvetes.

Gjon Muharremaj nuk është një emër i panjohur për publikun, pasi të gjithë e mbajnë mend vogëlushin që dikur kishte impresionuar publikun e spektaklit “Albanian Got Talent”, rreth një dekadë më parë, kompeticion në të cilin ai kishte arritur deri në finale, duke u renditur i treti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të…