Ky është sulmuesi që kërkohet nga Milani

24 nëntor 2020 | 10:42

AC Milani kërkon të transferojë në verë një sulmues krahu dhe prej kohësh e ka ndarë mendjen në lidhje me emrin që do. Bëhet fjalë për francezin Florian Thauvin, i cili është pjesë e Marseille.

27-vjeçari, autor i tre golave këtë sezon, në të shkuarën ka luajtur edhe me Bastia e Newcastle në Premier League, del lojtar i lirë në fund të këtij sezoni dhe në Francë zbulojnë edhe ofertën që Milani i ka bërë Thauvin.

Lojtari ka në tavolinë një marrëveshje 4-vjeçare, prej të cilës përfiton 3 milion euro në sezon. Sulmuesi duhet të mendohet dhe me marrë një vendim. Milani është në pritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga 15 dhjetori, udhëtarët që mbërrijnë në Angli do…