Ky është ‘super-burri’ që ka 27 gra dhe 145 fëmijë

04 shkurt 2022 | 14:33

Duket e pabesueshme, por ky 59-vjeçar ka kaq shumë gra dhe fëmijë.

Poligamisti më i madh i Kanadasë, i cili ka 27 gra dhe 145 fëmijë, ka deklaruar se nuk është dakord me legalizimin e poligamisë, pasi ajo mund të çojë në shfrytëzimin e grave.

Mediat kanë shkruar se 65-vjeçari, Winston Blackmore është duke u ndjekur nga qeveria kanadeze për poligaminë dhe ndaj tij pritet të ngrihet kjo akuzë për të tretën herë.

65-vjeçari ka qenë më parë peshkop i një kishe dhe mbështetet nga një grup njerëzish që besojnë te martesa me shumë gra. Por, vetë Blakmore ka thënë se legalizimi i këtyre lloj martesave do të bënte që gratë të shfrytëzoheshin.

Winston Blackmore është arrestuar për poligami në vitin 2007, por më vonë akuzat ndaj tij ishin tërhequr.

Blackmore është akuzuar sërish për poligami në vitin 2014, por ende nuk është caktuar një datë se kur ai duhet të dalë para gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LSI në zgjedhje me Nard Ndokën Lëvizja Socialiste për Integrim…