Ky është transferi i ri nga KB Prishtina

04 janar 2019 | 14:46

KB Prishtina po vazhdon të përgatitet për pjesën e dytë të sezonit në Superligën e Kosovës në basketboll, por edhe për garat e Evropës.

Klubi nga kryeqyteti ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e basketbollit Muhama Ahmed Bashir.

“Muhamad Ahmed Bashir lojtari më i ri i Z Mobile Prishtina. Ahmed Bashir është i gjatë 2.01 m, peshon 95 kg dhe luan në pozitën alo. Ishte ndër lojtarët më të dalluar në St. John’s University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kishte një mesatare prej 11.7 pikëve, 4.5 kërcimeve, 1.21 asistime. Shquhet për lojën e ti në mbrojtje dhe ngulitjet atraktive”, thuhet në njoftimin e KB Prishtina.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbenita Ismajli është një ndër modelet më të dashura kosovare.…