Ky është vendi që planifikon ndërtimin e qytetit ‘smart’ pa makina

12 janar 11:39

Princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman ka premtuar se do të ndërtojë një rrjet të qyteteve inteligjente që nuk do të kenë makina apo rrugë. Quhet ‘The Line’ dhe do të jetë pjesë e NEOM, një projekt prej 500 miliardë dollarësh, i prezantuar në tetor të 2017-s.

Sipas princit, projekti do të ofrojë “transport ultra të shpejtë”, automjete autonome dhe një plan urban që do të ofrojë shërbimet bazike, të tilla sa shkolla e klinika mjekësore të cilat do të jenë jo më shumë se 5 minuta larg në këmbë.

“Pritet që asnjë udhëtim të mos jetë më i gjatë se 20 minuta”, thanë organizatorët e projektit në një deklaratë për mediat këtë të hënë.

Një milionë persona supozohet të jetojnë brenda “The Line”, që do të shtrihet në 170 kilometra dhe do të furnizohet me 100 për qind energji të pastër.

Qyteti do ta ketë fokusin tek natyra, me disa trotuare në sipërfaqe dhe 2 rrugë për infrastrukturë dhe transport, të fshehura nëntokë. Organizatorët thonë se ky qytet do të monitorohet nga Inteligjenca Artificiale (AI), duke përdorur të dhënat dhe modelet parashikuese, për të përmirësuar jetën e përditshme.

Ndërtimi i këtij qyteti inteligjent pritet të nisë këtë vit. Ai është pjesë e Vizionit Saudit 2030, një projekt i dizenjuar për të krijuar 380 mijë vende pune dhe 48 miliardë dollarë në Prodhimit të Brendshëm Bruto./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlera e mjeteve që kanë tërhequr qytetarët e Kosovës nga…