Ky ishte shkaktari i rrëzimit të helikopterit të Leicester Cityt

06 dhjetor 16:14

Hetimet kanë zbuluar se helikopteri i ish-pronarit të Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha, ishte rrëzuar për shkak se ishte liruar një kunj në mekanizmin kontrollues për rrotullimin e helikave të helikopterit.

Një raporti i veçantë i publikuar nga Bordi për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB) thekson se hetimi është fokusuar në sistemin e kontrollit në helikën e helikopterit, për të cilin agjencitë e sigurisë kanë bërë thirrje të kontrollohet në të gjitha modelet e ngjashme të këtij helikopteri, raportojnë mediet britanike. Ky hetim ka zbuluar se ishte liruar një kunj në mekanizmin që i vë në lëvizje helikat e helikopterit, dhe kjo gjë e kishte shkaktuar rrëzimin, pasi që piloti nuk kishte arritur ta kontrollonte më helikopterin. Të dhënat e kutisë së zezë tregojnë se helikopteri mori kthesë të papritur në të djathtë kur pedali është dashur në fakt ta drejtonte atë në të majtë.

Ky helikopter i kishte bërë katër fluturime të suksesshme ditën e rrëzimit, duke e sjellë Vichain dhe mysafirët e tij nga Londra në Leicester për ta parë ndeshjen, dhe pastaj një fluturim të shkurtër për t’i marrë ata pas ndeshjes. Pesë persona në total humben jetën në këtë aksident tragjik, më 27 tetor, Vicahi, dy anëtarë të stafit të tij, Kaveporn Punpare dhe Nusara Suknamai, piloti Eric Swaffer dhe pasagjerja Izabela Roza Lechowicz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kiara Tito është një nga femrat shqiptare që komentohet tej…