Ky PlayStation 5 kushton 1 milion euro

30 dhjetor 2020 | 16:37

Po ju prezantojmë me një PlayStation 5 shumë të veçantë, që kushton rreth 1 milion euro. Çfarë ka më shumë kjo konsolë se të tjerat që kushtojnë “vetëm” 500 euro? Është e larë në flori.

Pajisja quhet PS5 Golden Rock dhe peshon 20 kg më shumë sesa versioni standard për të “varfërit”.

Pas kësaj konsole, luksi është një ndërmarrje ruse që quhet Caviar, e famshme për versione ekstravagante dhe të limituara të pajisjeve të ndryshme. Aq të limituara sa PS5 Golden Rock do të ketë vetëm një njësi të disponueshme.

Sikur të mos mjaftonte, konsola do të vijë e shoqëruar me dy doreza Dualsense me lëkurë krokodili dhe butona floriri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 9 persona u plagosën dhe rreth 200 veta…