Ky pritet të jetë zëvendësuesi i Neuerit në Bayern

13 nëntor 2018 | 11:01

Bayern Munchen mendon seriozisht për pasuesin e Manuel Neuerit për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit “bavarez” janë të bindur se ka ardhur koha për rinovimin e portës dhe sytë e tyre janë përqendruar te Bernd Leno, të cilin duan ta rikthejnë në Bundesligë verën e ardhshme.

“Gardiani” gjerman u ble për 25 milionë euro këtë vit nga Arsenali dhe do të jetë shumë e vështirë që të privohet nga ish-lojtari i Bayer Leverkusenit, por “bavarezët” janë të bindur se vetëm një lojtar që e njeh mirë kampionatin mund ta pasojë Neuerin dhe Leno është i përzgjedhuri.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit paralajmëtar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli…