Ky shtet tërhiqet nga Eurovizioni, kjo është arsyeja

12 prill 2022 | 16:46

Izraeli nuk do të marrë pjesë në Eurovision-in e këtij viti në Torino të Italisë.

Lajmin e njoftoi televizioni publik KAN dhe organizatori i përgatitjes për Eurovision-in, duke befasuar izraelitët por edhe më gjerë.

Arsyeja pse Izraeli nuk do të konkurrojë në “Eurovision Song Contest 2022”, është se mbrojtja e sigurisë për artistët nuk mund të garantohet.

Punonjësit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit dhe shërbimi i sigurimit janë aktualisht në grevë, ndërsa KAN tha se nuk janë në gjendje të ofrojnë persona për të shoqëruar delegacionin në Torino.

“Ne nuk mund të marrim përgjegjësi për sigurinë e delegacionit pa siguri në emër të shtetit të Izraelit. Deri më tani, për shkak të grevës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, që prek protokollet e sigurisë, delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në Eurovizioniin e Torinos”, tha KAN në një deklaratë në Twitter.

Izraeli kishte zgjedhur këngëtarin Michael Ben David me këngën “I.M” për Eurovision, ndërsa i njëjti do të këndonte i dyti me radhë në natën e dytë gjysmëfinale më 12 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRrE) është e…