Ky zyrtar i PDK-së thotë se partneri i vogël, AAK-ja, ka marrë drejtim të gabuar

21 shkurt 2019 | 21:51

Zyrtari i PDK-së, Arben Gecaj, ka komentuar deklaratën e nënkryetarit të AAK-së, Pal Lekaj, i cili ishte mysafir në emisionin “Rubikon” ku përball kishte anëtarin e Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahirin, ku temë ishte taksa ndaj produkteve serbe.

Gecaj ka thënë se është patolerushme sjellja e partnerit në qeveri, AAK-së, në raport me taksën dhe kërkesës së SHBA-së.

“Pal Lekaj po thotë, kemi ne kohë ta bindim Amerikën. Kjo qasje është papërgjegjësi ndaj Kosovës. Partneri i vogël në koalicion ka marrë drejtim të gabuar. Është e patolerushme sjellja e partnerit në qeveri, thuajse është opozitë. Këtë luks PDK nuk e ka, prandaj duhet vepruar”, ka shkruar Gecaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës dhe avokati Geoffrey Nice, ka…