Kylie Jenner, në imazhet e reja paraqitet në formë të mirë

08 prill 2022 | 16:37

Kylie bëri daljen e parë publike në tapetin e kuq pas lindjes së fëmijës së dytë.

Bukuroshja kishte anashkaluar pjesën më të madhe të rrugës promovuese të shfaqjes së re të familjes së saj, “The Kardashians”.

Por, pronarja e Kylie Cosmetics, ka mahnitur me paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq pas lindjes së fëmijës në premierën e shfaqjes “Hulu”, në Goya Studios në Los Angeles të enjten mbrëma.

Motra më e vogël e familjes mbërriti më vonë se yjet e tjerë të spektaklit, duke bërë që të jetë në qendër të vëmendjes me një fustan lëkurë të ngushtë, i cili tregonte fizikun e saj të tonifikuar.

Ylli, pozoi para kamerës me fustanin e bardhë, që paraqiste një dekolte të prerë të stolisur me lule.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) është duke kërkuar dorëheqjen e ministres së…