Kylie Jenner nuk është miliardere: ‘Ja si mashtroi’

30 maj 2020 | 10:04

Kylie Jenner nuk është miliardere, sipas Forbes. Në një artikull të titulluar “Brenda rrjetit të gënjeshtrave të Kylie Jenner – dhe pse ajo nuk është miliardere”, Chase Peterson-Withorn dhe Madeline Berg të Forbes argumentojnë si Kylie Jenner mashtroi pë pasurinë e saj.

Në fillim, Forbes shkruan: “Ashtu si me shumë sipërmarrje të tjera të Kardashian, biznesi i Kylie-t filloi si një mënyrë për të fituar para pas një skandali të vogël. Më e reja e familjes, kaloi më shumë se një vit duke mohuar spekulimet e tabloidëve se po përdorte mbushës për buzët, para se ta pranonte në maj të 2015-s. Në vend që të ndihej e turpëruar se ishte kapur duke gënjyer, ajo dhe nëna e saj e zgjuar, Kris, e shfrytëzuan si një mundësi marketingu.

Me 250,000 dollarë të fituar nga modelingu dhe “Keeping up with the Kardashians”, Kylie lançoi produktet e para; 15,000 komplete për buzët, të përbërë nga një buzëkuq dhe një laps, në nëntor të 2015-s. Falë marketingut të zgjuar në Instagram, kompletet u shitët në më pak se një minutë.”

Jenner, tani 22 vjeç, u cilësua nga Forbes si “The Yongest Self-Made Billionaire Ever” – pra miliarderje më e re në botë, që është pasuruar vetë. Forbes raporton se Kylie dhe nëna e saj, Kris Jenner, “e frynë” pasurinë përmes dokumenteve në lidhje me pasurinë personale të Jenner dhe të ardhurave të kompanisë së saj. “Është kaq e qartë që kampi Jenner është duke gënjyer,” thonë Peterson-Withorn dhe Berg.

Forbes thotë se Jenners paraqitën deklarata të taksave, të cilat “ishin të falsifikuara” dhe të tilla manovra, sipas Forbes, tregojnë “se sa të dëshpëruar janë disa njerëz super të pasur, për të qenë akoma më të pasur”. Dyshime që Kylie nuk ishte miliardere pati në nëntor të 2019-s, kur kompania Coty njoftoi se bleu 51% të aksioneve të Kylie Cosmetics për 600 milionë dollarë, gjë që e vlerëson biznesin e saj në 1.2 miliardë dollarë. Këtu, shumë njerëz qenë skeptikë dhe analistë biznesi qenë të mendimit se Coty rrezikoi shumë. Sidoqoftë, Coty pa nga afër financat e Kylie.

Të ardhurat e kompanisë, për një periudhë 12-mujore përpara marrëveshjes, qenë 117 milionë dollarë, shumë më e ulët se shifrat që Kylie deklaroi asokohe për Forbes. Coty tha se shifrat ishin rritur 40% në 2018, pra biznesi gjeneronte vetëm 125 milionë dollarë atë vit, shumë larg 360 milionë dollarëve që Jenner dërgoi te Forbes. “Nëse Kylie Cosmetics bëri 125 milionë dollarë shitje në 2018-n, si mundi të bënte 307 milionë në vitin 2016 dhe 330 milionë dollarë në 2017-n?” pyet Forbes.

Forbes thekson: “Biznes i Kylie-t nuk qe kurrë kaq i madh sa u shit dhe duke filluar nga viti 2016, ka gënjyer për të ndihmuar në vlerësimet e Forbes mbi vlerën neto të pasurisë. “Edhe pse nuk mund të vërtetojmë që ato dokumente qenë të rreme (megjithëse ka të ngjarë), është e qartë që kanë gënjyer.”

Duke marrë pararysh faktet e mësipërme si edhe pandeminë, Forbes llogarit se Kylie Jenner nuk është miliardere dhe vlera neto e pasurisë së saj është shumë më poshtë se 900 milionë dollarë, siç ishte thënë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, gjatë 24 orëve…