ShBA-ja, mbi 24 000 raste të reja të koronavirusit

30 maj 2020 | 10:01

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, gjatë 24 orëve të kaluara në Shtetet e Bashkuara janë shënuar 24 266 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1 193 të vdekur, shkruan “CNN”, transmeton Express.

Në këtë mënyrë, shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 1 746 019 dhe numri i viktimave në 102 809, shkruan “CNN”, transmeton Express.

Në këto shifra janë të përfshira 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara prijnë bindshëm në botë në listën e vendeve me më së shumti të infektuar dhe të vdekur nga Covid-19.

Pavarësisht prej shifrave shqetësuese, presidenti Donald Trump është shprehur i vendosur për ta rihapur ekonominë dhe për t’i larguar masat kufizuese, të cilat ishin marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A mendoni se platformat e rrjeteve sociale duhet të bëjnë…