‘La Casa De Papel’ versioni real në SHBA, hajdutët kalojnë nivelet e sigurisë dhe vjedhin 30 milionë dollarë

05 prill 2024 | 21:09

Los Anxhelos në SHBA është befasuar nga grabitja e 30 milionë dollarëve nga një grup hajdutësh, të dielën e Pashkëve që lamë pas (31 mars 2024).

Sipas mediave, vjedhja e cila konsiderohet ndër më të mëdhatë në historinë e qytetit amerikan, u konstatua ditën e nesërme, pasi hajdutët në mënyrë misterioze dhe të sofistikuar kishin arritur të kalonin nivelet e sigurisë duke mos shkaktuar ndezjen e asnjë alarmi.

Policia amerikane sqaron se godina e bastisur, me vendndodhje në zonën Sylmar të luginës së San Fernando, ishte objekt që shërbente për ruajtjen dhe transportimin e parave të depozituara nga biznese të ndryshme të zonës.

Hajdutët nuk janë identifikuar ende edhe pse për zbulimin e tyre hetimët po kryhen në mënyrë intensive.

Vjedhja vjen gati dy vjet pasi rreth 100 milionë dollarë bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë u vodhën nga një platformë e madhe e Brink në një stacion kamioni në Kaliforninë jugore, ku edhe autorët e këtij incidenti nuk janë kapur ende.

VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e grave, në…