“La Gazzetta dello Sport”: Berisha, titullar ndaj Parmës

16 tetor 2018 | 14:08

Paraqitjet e Valon Berishës me Përfaqësuesen e Kosovës i kanë rënë në sy trajnerit të Lazios, Simone Inzaghit.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Berisha pritet të luajë në formacionin bazë të skuadrës së Parmës.

“Pas dy ndeshjeve me ekipin kombëtar, Berisha do të jetë i gatshëm për Lazion ndaj Parmës. Valoni është gati të luajë që nga minuta e parë. Është parë një nivel i lartë nga ana e futbollistit që mungoi për gati dy muaj për shkak të lëndimit. Berisha cilësohet një blerje e rëndësishme për Lazion dhe nga stafi i Inzaghit janë përcjellë me vëmendje dy ndeshjet që Kosova i luajti këto ditë”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, bashkë me ministrin e Forcës…