Labinot Tahiri dorëzon pasaportën me dy viza (Video)

04 janar 2019 | 12:19

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka dorëzuar pasaportat e tij, pasi nuk është bërë liberalizmi i vizave në vitin 2018.

“Veprimi im si deputet dhe qytetar duke dorëzuar në organet përkatëse pasaportat e mia me viza të Amerikës dhe të Gjermanisë”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka postuar edhe një video duke hyrë në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ky ishte edhe premtimi i tij si deputet tash e një kohe se “nëse nuk bëhet liberalizimi i vizave brenda vitit 2018, ai do iu bashkohet gjithë qytetarëve tjerë të Kosovës duke dorëzuar pasaportat e tij”.

Postimi i plotë i tij:

Veprimi im si deputet dhe qytetar duke dorëzuar në organet përkatëse pasaportat e mia me Viza të Amerikës dhe të Gjermanisë!
I falënderoj nga zemra ambasadat që më kanë pajisur me viza, por tani unë më nuk do udhëtoj jashtë Kosovës për shkak të dëshpërimit që kam si deputet, ku qytetarët tanë nuk e gëzuan Liberalizimin e Vizave edhe në këtë vit që shkoi!
Evropa duhet të bëj më shumë për qytetarët e Kosovës.
Zoti e bekoftë popullin tonë!
Me përgjegjësi, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Veprimi im si deputet dhe qytetar duke dorezuar në organet perkatese Pasaportat e mia me Viza të Amerikës dhe të Gjermanisë! I falenderoj nga zemra ambasadat që më kanë paisur me viza, por tani unë më nuk do udhetoj jasht Kosovës përshkak të deshpërimit që kam si deputet, ku qytetarët tanë nuk e gëzuan Liberalizimin e Vizave edhe në këtë vit që shkoi! Evropa duhet të bëj më shumë për qytetarët e Kosovës. Zoti e bekoftë popullin tonë! Me përgjegjesi, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Gepostet von Labinot Tahiri am Freitag, 4. Januar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një njoftimi për media ka…