Laburistët kërkojnë referendum të ri për Brexitin

09 korrik 2019 | 17:28

Partia Laburiste e Britanisë së Madhe i ka bërë thirrje pasardhësit të kryeministres Theresa May për të organizuar një referendum tjetër për largimin ose qëndrimin e vendit në Bashkim Evropian (BE).

Udhëheqësi i partisë opozitare, Jeremy Korbin, ka thënë se laburistët do të zotoheshin të qëndronin në BE nëse kryeministri i ri organizon një referendum të ri, raporton “AP”.

Ai ka theksuar se Partia Laburiste ka marrë këtë qëndrim për të ndaluar Brexitin pa një marrëveshje.

“Në këto rrethana, dua të bëj të qartë se Partia Laburiste do të zhvillojë një fushatë për të ndaluar daljen pa një marrëveshje që nuk mbron ekonominë dhe vendet e punës”, ka thënë Korbini.

Kryeministrja May, muajin e kaluar ka njoftuar se do të jepte dorëheqjen pasi nuk ka arritur të fitojë mbështetjen e Parlamentit për marrëveshjen mbi Brexitin.

Për pasardhësin e saj si kryeministër dhe në krye të Partisë Konservatore janë duke luftuar deputetët Boris Johnson dhe Jeremy Hunt. Dalja e Britanisë së Madhe nga BE është planifikuar të ndodh më 31 tetor të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të…