Lacazette kushton 120 milionë euro

12 tetor 2019 | 11:57

Arsenali e ka vendosur çmimin për shitjen eventuale të sulmuesit francez, Alexandre Lacazette.

Me këtë rast, klubet e interesuara për sulmuesin francez duhet t’i paguajnë hiç më pak se 120 milionë euro. Në fakt, menaxheri i futbollistit, Dmitry Cheltsov, ka thënë se klubi anglez duhet ta lëshojë lojtarin për një shifër prej afro 50 milionë eurosh.

Mirëpo, Arsenali insiston se për përfaqësuesin francez do ta kërkojë më shumë se njëfishin e kësaj shume. Për Lacazetten nuk është vendosur ndonjë klauzolë për shkëputjen e kontratës, por “Topçinjtë” janë të vendosur të mos e shesin atë për një çmim nën 100 milionë euro.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Bahtiri dhe Agim Veliu kanë pi sot së bashku…