Laçi: Gjithë jetën e prisja debutimin në Kombëtare
Qazim Laçi debutoi në Kombëtaren e Shqipërisë. Mesfushori që aktivizohet në Francë te Ajaccio ka dhënë një intervistë për faqen e klubit, duke treguar edhe emocionet e këtij aktivizimi.
“Kisha gjithë jetën që e prisja debutimin me kombëtaren e madhe, teksa isha aktivizuar me të gjitha përfaqësueset e moshave më parë. Momenti erdhi dhe është krenari e madhe që mbroj fanellën e kombëtares së vendit tim. Një shpërblim për punën time të madhe dhe përparimin e bërë. Provova shumë emocione gjatë ndeshjes me Lituaninë”, ka thënë Laçi.
“U ndjeva shumë krenar që e nisa si titullar, por jam disi i trishtuar për faktin se nuk e fituam dot ndeshjen. Ajaccio? Nuk e kemi nisur kampionatin ashtu siç donim. Por, ka qenë një situatë e vështirë, që lidhet edhe me fundin e sezonit të kaluar. Në ekip janë afruar disa lojtarë të rinj dhe jam i sigurt se me kalimin e kohës do të rikthehemi te fitoret”, ka shtuar Laçi.



