Lagjet e Prishtinës që nuk do të kenë ujë deri në orën 16:00

27 tetor 2018 | 12:27

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët e lagjes Veternik, lagjes Qëndresa, fshati Hajvali, Çagllavica, Mirdita, gjatë ditës së sotme prej orës 09:00 deri në orën 16:00 do të mbesin pa ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartëcekura, janë punimet teknike / intervenimi në tubin furnizues DN 250 mm në fshatin Hajvali.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të  ujësjellësit dhe kanalizimit, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombet e Bashkuara dhe diplomatët perëndimorë po i bëjnë thirrje…