Lahi Brahimaj kujton familjen Jashari në 22-vjetorin e sulmit nga forcat serbe

22 janar 2020 | 11:58

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj, ka përkujtuar rezistencën e familjes Jashari kundër forcave serbe më 22 janar të vitit 1998.

Me këtë rast, Brahimaj ka thënë se rezistenca e familjes Jashari ishte sakrificë në rrugëtimin për liri.

“Sot 22 vjet më parë kishte ndodhur sulmi i dytë në familjen e Jasharajve. Në atë kohë ne një grup bashkëluftëtaresh gjendeshim në Bajram Curr në familjen e Besnik Krasniqit (kushëri i afërt i Adrian Krasniqit) duke kryer përgatitjet që të hynim në Kosovë, por me të marrë lajmin e sulmit ndaj familjes emblematike të UÇK-së ne ndërpremë ushtrimet dhe u futëm menjëherë në Kosovë ku së bashku me bashkëluftëtarët heronjtë Mujë Krasniqi, Ilir Konushevci, Përparim Krasniqi si dhe bashkëluftëtarët të tjerë sjellë një sasi të konsiderueshme armatim. Ajo ditë ishte vetëm një sakrificë më shumë në rrugëtimin e sakrificave për liri, kujtojmë me përulje familjen e Jasharajve dhe të gjithë dëshmorët e kombit”, ka shkruar Brahimaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 7 people, outdoorImage may contain: one or more people, people standing, sky, outdoor and natureImage may contain: one or more people and people standing, text that says 'Jabllanic 23 Janar 1998 Rexhep Selimi Daut Haradinaj Lahi Brahimaj'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi Gjykata Themelore në…