Lahi Brahimaj: Muja ishte themelues i UÇK-së dhe një komandantë shumë i zoti

14 dhjetor 2019 | 15:15

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorët e tjerë, në 21-vjetorin e rënies.

“Muja ishte themelues i UÇK-së dhe një komandantë shumë i zoti, që bëri rezistencë deri në flijim për ta mbrojtur tokën e vetë. Ky është dhjetori i luftetarëve të mëdhenjë, por edhe i vendimeve të mëdha”, ka shkruar Brahimaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se gjithmonë do të përulen para veprës së heronjve dhe dëshmorëve që sakrifikuan ndër breza që të bëhet shteti.

Postimi i plotë i tij:

Në 21 vjetorin e rënies së bashkëluftëtarit, mikut tim më të afërt, Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve, sot kujtojmë me pietet të gjithë që u flijuan për liri të vendit tonë

21 vite nga mëngjesi 14 Dhjetorit të vitit 1998 ,te vendi i quajtur “Likenet e Hasit”, ranë Dëshmorët e Kombit me në krye me Komandantin, Mujë Krasniqi bashkë me te vëllain Alin e Bashkim Krasniqi. Afrim Musliu, Agim e Rifat Mziu, Agron Mehmeti, Arben Hyseni, Astrit e Bekim Bytyçi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver , Isa e Qamil Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Naser Kelmendi, Ramadan e Sylejman Elshani, Maliq Karaçica, Selim Selimi, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Hazir Kryeziu, Qenë Qenaj, Xhevat Thaçi dhe Avni Kutllovci.

LAVDI!

Muja ishte themelues i UÇK-së dhe një komandantë shumë i zoti, që bëri rezistencë deri në flijim për ta mbrojtur tokën e vetë.

Ky është dhjetori i luftetarëve të mëdhenjë, por edhe i vendimeve të mëdha.

Sot është edhe një vjetori nga dita themelimit të Ushtrisë së Kosovës qe  u arrit, falë heronjve tanë, dhe familjeve që sakrifikuan shumë, Familja Jashari, Komandanti Legjendar, Adem Jashari, Zahir Pajazit, Luan e Shkelzen Haradinaj, Adrian Krasniqi, dhe të plotë heronjëve, gjaku i të cilëve është në themel të pavarësisë e sovranitetit, të cilin tani e tutje do ta ruaj me krenari, Ushtria jonë bashkë me aleatët përendimorë.

Sot dhe gjithmonë, do të përulemi para veprës së heronjve dhe dëshmorëve që sakrifikuan ndër breza që të bëhët shteti.

LAVDI përjetë!

#LahiBrahimaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka kujtuar Mujë…