Lajçak fton kryenegociatorët të takohen sërish për të arritur marrëveshje përfundimtare për targat

21 prill 2022 | 19:03

Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave, të entjen në Bruksel.

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimit i ka ftuar kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, që të takohen sërish gjatë ditëve në vijim.

Tutje, Lajçak theksoi se BE pret që të dyja palët të përmbahen nga veprimet që rrezikojnë sigurinë.

“Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat. I ftoj kryenegociatorët të takohen sërish në ditët në vijim për të rënë dakord mbi rrugën përpara dhe për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren”, deklaroi Lajçak.

Ndërkaq, Bislimi tha se u mbetet krerëve shtetërorë se si të vazhdohet tutje, pasi marrëveshja e përkohshme për targat skadon sot.

“Është vendim politik që duhet të marrin krerët e shtetit se si të ecim tutje, por nuk do të ketë asnjë veprim të menjëhershëm, do të ketë gjithçka të përgatitur mirë dhe të dakorduar edhe me komunitetin ndërkombëtar. Gjitçka do të jetë në funksion të vendosjes së rendit”, tha Bislimi.

Ai shtoi se Kosova do ta trajtojë lirinë e lëvizjes, njësojë sikurse Serbia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, është përforcuar me dy…