 
                    Lajçak nesër në Kosovë, do të takohet me Kurtin
                05 dhjetor 2022
                |  18:26
            
        Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, do të vijë për një vizitë në Kosovë.
Ai nesër do ta takojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurt, shkruan Klankosova.tv.
Emisari paraprakisht ka qëndruar për vizitë zyrtare në Serbi. Ai e ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak deklaroi se kanë diskutuar se si do të respektohet marrëveshja për targa, si dhe hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve sipas planit franko-gjermae.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        