Lajçak tregon në Beograd se po negociohet për një marrëveshje që Blinken ia kërkoi Kurtit

03 shkurt 2022 | 22:53

Gabriel Escobar, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe emisari i BE-së për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, momentalisht po qëndrojnë në Serbi, pas vizitës që bënë në Kosovë.

Ky i fundit, njoftoi në twitter se në Beograd po negociohet për një marrëveshje që Blinken ia kërkoi Kurtit.

Ishte Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i pari që përmes një letre drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, kërkoi që të rregullohet çështja e rrymës në veri të vendit.

E në intervistë për Gazetën Express, Lajçak njoftoi se çështja e rrymës është ngritur edhe me grupin punues kosovar për dialogun, të cilit i prin zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Përmes një shkrimi në twitter, Lajçak njoftoi nga Beogradi se edhe atje po diskutohet kjo çështje.

“E mirëprita mundësinë e sotme për të biseduar me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, për çështjet të cilat po diskutohen në dialog, përfshirë energjinë, personat e zhdukur dhe çështjen e targave”, ka shkruar Lajçak në twitter.

“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur…”, i kishte thënë Blinken Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë kaluar më shumë se një vit që kur dy…