Lajçaku dhe O’Brien takohen në Munich, diskutojnë mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

14 shkurt 2024 | 22:51

Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit James O’Brien.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi O’Brien kishte deklaruar se “SHBA-ja nuk do ta shoh partnere Qeverinë e Kosovës nëse kjo e fundit nuk e sheh partner SHBA-n”, teksa ka pasur kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës për çështjen e dinarit.

Në lidhje me çështjen e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak tha se me O’Brien kanë dhënë dakord për kontakt shumë të ngushtë.

Ata u takuan para konferencës së Sigurisë në Munich.

“Shkëlqyeshëm për t’u kapur me @StateEUR O’Brien përpara Konferencës së Sigurisë të Munichut të këtij viti. Krahasuam shënimet mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për periudhën e ardhshme. Ranë dakord të qëndrojnë në kontakt shumë të ngushtë. Faleminderit për mbështetjen e fortë të SHBA-ve në punën time”, ka thënë Lajçak. /Reporteri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…