Lajçaku falënderon kryediplomaten rumune për angazhimin në dialog dhe Ballkanin Perëndimor

27 nëntor 2023 | 14:18

Kryediplomatja rumune, Luminita Odobescu është takuar në Bukuresht me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në lidhje me këtë ka dhënë detaje Lajçaku, duke e falënderuar Odobescu për kontributin e Rumanisë në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit Odobes Luminita për një diskutim të rëndësishëm dhe të dobishëm rreth gjendjes së dialogut, si dhe dinamikave rajonale. Mirënjohës për angazhimin aktiv të Rumanisë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Lajçaku.

Ndërkohë Odobescu, ka thënë se avancimi i dialogut Prishtinë-Beograd është esencial për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

“Shkëmbim i mirë për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Përsërita mbështetjen e plotë të Rumanisë për përpjekjet e tij për të çuar përpara dialogun Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE, e që është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pep Guardiola ka folur për mediet angleze pas ndeshjes me…